Korab BLAKAJ

Kapitullimi i Armenisë në Nagorno Karabah i dërgon shqiptarëve dy mesazhe të rëndësishme: 1) lashtësia është mit i pavlerë 2) Aleancat ushtarako politike nuk janë statike!

1) Armenët janë komb shumë i vjetër. Llogariten si kombi i tretë i cili e ka pranuar Krishterimin. Këtë religjion armenët e pranuan në vitin 301 të Krishtit. Duke jetuar në vijen ndarëse kulturore të Kaukazit, armenët kanë qenë të ekspozuar ndaj përplasjeve fizike të perandorive. Kjo e ka pamundësuar zhvillimin dhe shtimin e popullsisë së tyre! Flasin gjuhën armenishte dhe kanë Kishën e tyre Autoqefale shumë të vjetër. Gjeografia e atdheut të tyre e mbushur me objekte të lashta dëshmon vazhdimësinë e tyre përgjatë shekujve. Në shekullin XV të Armenia u bë arenë lufte mes Perandorisë Osmane dhe shtetit Safavid Persian duke përfunduar si pjesë integrale e Perandorisë Osmane. Shekulli XVIII shënoi ngritjen e Rusëve në skenën ushtarake dhe si rrjedhojë ndikimi politik i tyre në Armeni u rrit dukshëm. “Rusifikimi„ ndikoi në formimin e tyre të politikave të shkëputjes nga Osmanët. Pretendojnë se ndaj tyre u zhvillua gjenocid në mbarim të Luftës së Parë Botërore. Humbën sovranitetin duke u bërë pjesë e Bashkimit Sovjetik, për të shpallur pavarësinë në viitin 1991. 2) Armenia mbështetej ushtarakisht nga Rusia. Në pushtimin e Nagorno Karabahut ajo përdori armët dhe oficerët rus. Arriti me luftën e parë për Nagorno Karabahun ta marrë këtë të fundit duke shkaktuar një ndarje fizike mes azerëve të Azerbajxhanit dhe enklavës së sotme azere. Por gjërat ndryshuan. Lashtësia e tyre nuk u llogarit si vlerë për t‘u ndihmuar nga Bashkësia Ndërkombëtare. Mbështetja e tepërt në llogari të ndihmës ruse i kushtoi rëndë. Ajo tashmë deklaroi kapitullimin e saj në Nagorno Karabah, dhe nesër trupat azere marshojnë triumfalisht në rajon duke rikthyer sovranitetin e humbur! Pra, për ne, mesazhet nga Kaukazi janë të qarta. Potencimi i lashtësisë së kombit dhe viktimizimit të vazhdueshëm nuk është vlerë, dhe ne (shqiptarët) duhet të heqim dorë një sahat e para nga kjo. E dyta, është fatale për kombin dorëzimi i sovranitetit në organizata të përbashkëta dhe katastrofale do të jetë „strategjia„ e besimit të mbrojtjes fizike një organizate të huaj. Aleancat ushtarake janë të përkohëshme. Në rastin konkret aleanca armene me rusët humbi përballë aleancës azere-turke dhe azero-izraelite. Sa kohë që ne nuk i rikthehemi fuqishëm ndërtimit të kapaciteteve tona ushtarake jemi duke rrezikuar të ardhmen e kombit tonë. E treta; shumë e rëndësishme, Azerbajxhani e ribashkoi provincën me luftë. Investimet e tij në ushtri dhanë frytet. A nuk është ky mesazhi më i mirë, se edhe bashkimi ynë kombëtar është i natyrës së forcave ushtarake?!…

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re