
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali u pyet edhe për mesazhet e vazhdueshme që ka përcjellë ambasada e SHBA për luftën kundër krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike.
Sipas saj, partneriteti mes SHBA dhe Shqipërisë është i palëkundur dhe i qartë si “drita e diellit”.
“Në asnjë moment sekretari Rubio apo të tjerë nuk i janë referuar Shqipërisë, që sigurisht nuk përjashtohet nga fenomene të tilla, por për të cilin nuk mbajnë përgjegjësi as shqiptarët, as autoritetet në vende të tjera ku ato shfaqen, ashtu si të gjithë shtetet e tjera kanë sfidat e tyre për luftën kundër krimit, trafikut të drogës. Etj. Ajo që është e qartë dhe besoj si drita e diellit është që SHBA dhe Shqipëria kanë partneritet të fortë strategjik, që nuk është lëkundur, dhe sic po e shihni edhe nga kjo ftesë, sigurisht që ky partneritet është i palëkundur dhe prioritetet së SHBA sa i takon pjesës që duhet të bëjmë janë edhe prioritetet tona. Të tjerat janë spekulime politike që mund të rrohet përkohësisht por nuk mund të krijohet alternativë e besueshme dhe e qëndrueshme. “, tha ajo.



