Prokuroria e Posaçme SPAK ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë nga Gazment Bardhi pak ditë më parë se në telefonin e tij kanë mbërritur disa mesazhe në emër të Ervis Martinajt.

Edhe pse nuk përmendet specifikisht Gazment Bardhin, por thuhet se këto mesazhe i kanë mbërritur disa politikanëve dhe figrave publike, SPAK sqaron jane te manipuluara dhe se po behen verifikime.

“Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve”, thote SPAK.

Njoftimi zyrtar

Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal.

Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.

BARDHI NE SPAK

Gazment Bardhi, pasi doli nga SPAK tha për mediat se mesazhet shantazhuese në celularin e tij nuk janë të vërteta, por janë biseda të sajuara.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real, janë prodhuar më qëllim kriminal për të shantazhuar një deputet. Në dijeninë time ka ndodhur edhe me persona të tjerë dhe menjëherë dhe sapo jam njohur me to, kam vënë në dijeni SPAK. Është e konfirmuar se ai format nuk ekziston në përgjimet zyrtare të Sky Ecc që ka Prokuroria e Posaçme.

Jam duke mbledhur edhe të dhëna për mediat që i japin si të vërteta, se pe po bëhen pjesë e skemës shatazhuese ndaj një deputeti. Së dyti, SPAK ka marrë të gjitha të dhënat për itë identifikuar nga ka ardhur mesazhi në telefonin tim. Nuk kam asnjë dyshim. Nuk është vetëm në interesin tim personal. Unë nuk shantazhohem për mbrojtje të interesit publik. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme”,  u shpreh Bardhi nje jave me pare pasi doli nga SPAK.

MESAZHET

Një person me pseudonimin “Mbreti Zog” i ka dërguar Bardhit mesazhe me emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, poshtë të cilave shkruhej “të jesh mirë”.

Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re