Fjalë të zgjedhura atdhedashëse ka zgedhur familja e policit të vrarë të Kosovës Afrim Bunjaku, duke iu drejtuar opinionit.

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri.

Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë Afrim Bunjaku , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes së të ndjerit.

Polici Afrim Bunjaku u vra nga të shtëna serbe në mesnatë në Leposaviq, ngjarje që ka trazuar sërish veriun e tensionuar të Kosovës. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko