Një ditë pasi një ndër krerët e CDU-së, kreu i grupit të saj parlamentar David Wadephul u deklaruar kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, kreu demokrat Basha e ka përkthyer këtë si një dështim të qeverisë.

“Mesazhet e djeshme se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave, se Tahiri është ‘peshk i madh’, se Xhafaj duhet të largohet janë pasqyra e vërtetë e gjendjes në Shqipëri dhe prova se gënjeshtrat nuk ecin. Numri dy i Merkel, përgjegjës për politikën e jashtme dhe sigurinë në Këshillin e Europës, foli qartë ku deklaroi se duhet të zhbllokohet menjëherë dhe të nisë nga puna Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë dhe të krijohet struktura e përshtatshme antikorrupsion”, tha Basha.

Kryedemokrati ripërsëriti kërkesën për largimin e Xhafajt, si kusht për hapjen e negociatava në gjykimin e tij politik.

David Wadephul konsiderohet si një ndër miqtë e Bashës në CDU.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re