Lulzim Basha paralajmëroi maxhorancën se po i vjen ora.

Basha deklaroi në foltoren e Kuvendit se kjo është qeveri hajdutësh që vepron si bandë kriminale dhe e ka lidhur fatin me kriminelët. Provat i dha Zëri i Amerikës.

“Dje Zëri i Amerikës ka treguar që jeni hajdutët e votave dhe shqiptarëve. Keni treguar se veproni si bandë kriminale, ju hani e pini me kriminelët .

 Ju vidhnit për kryehadutin dhe kryehaduti nuk vjen. E di gjithë bota si e morët pushtetin në 2017. E morët me pazaret që keni bërë me krimin. Kur e lidh fatin me kriminelët nuk ka si të mendosh për shqiptarët. Kur e lidh fatin me Emiljano Shullazin e Dritan Dajtin nuk të bëhet vonë as për banorët e Tiranës, as të Astirit. Nëse mendoni se mund ta shtyni kështu e keni gabim.

Jeni kukulla, matroshka. T’i japim fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë jo një parlament kukull të krimit. Nuk është i juaji ky parlament, as i kriminelëve me të cilët bëni Pazar. Është i popullit, thirrini mendjes. Tik-Tak po afron ora. Ai është padroni i Vangjush Dakos e Damian Gjiknurit”, tha Basha në foltoren e Kuvendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re