Mesazhi i epidemiologut amerikan para Krishtlindjeve/ Pandemia do të përfundojë, por kjo varet nga ne

this-week-anthony-fauci-01-gty-llr-210918_1631988539986_hpMain_16x9_1600.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në një moment kritik të rrjedhës së pandemisë, epidemiologu i SHBA, Anthony Fauci, i dërgoi mesazhin e tij botës për rëndësinë e vaksinimit dhe përgjegjësisë personale të gjithkujt.

Ndërsa pandemia sërish po përfshin globin dhe ende nuk ka një mbrojtje të fortë, për shkak të mosbesimit të një pjese të madhe të botës ndaj vaksinave. Sot Fauci përsëriti se fundi i kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme varet “ekskluzivisht nga ne”.

Pak para fillimit të udhëtimeve masive në Shtetet e Bashkuara për Ditën e Falënderimeve më 25 Nëntor, kur një numër i madh amerikanësh udhëtojnë tradicionalisht nëpër Shtetet e Bashkuara për drekë, duke ngrënë gjelin e detit me familjet e tyre, specialisti i sëmundjeve infektive theksoi vlerën e mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, në pritje të Krishtlindjeve, Fauci theksoi përgjegjësinë individuale dhe nevojën për të përdorur një maskë.

Në fund të fundit, Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka argumentuar se vetëm vaksinat nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar koronavirusin. Armët janë edhe distanca sociale, si dhe përdorimi i maskës.

“Pandemia do të marrë fund. Ne nuk do ta përjetojmë këtë situatë pafundësisht. Fundi na takon neve. Sa më e suksesshme të jetë fushata e vaksinimit, me dozat përforcuese, aq më shumë do të mbrohemi. Ky është mesazhi im për publikun”, tha ai.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë