Edit Harxhi nga grupimi “Për PD”, ka reaguar në lidhje me arrestimet e fundit nga SPAK.

Sipas saj pandëshkueshmërisë i vjen fundi.

Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi në Shqipërinë tonë. Arrestimet e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes dhe 10 zyrtarëve të tjerë jam e sigurt se kanë drithëruar shumë Kyetarë Bashkishë madje edhe në ato më të mëdhat e vendit si dhe shumë Ministra dhe zyrtarë të lartë”, shkruan Harxhi në rrjete sociale.

Sipas saj ka ardhur koha të paguajnë të gjithë zullumqarët që e ndjenin veten të paprekshëm deri më sot.

Këto dy javë me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe deklaratat e vendimet e SPAK kanë nisur mbarë dhe do vazhdojnë po mbarë. Tani mezi pres të dëgjoj KM tek i thotë Ministrave të tij “nuk ju mbroj dot nga drejtësia e re”. Jam e sigurt se disa prej tyre do t’ia kthejnë KM-së me po të njëjtën monedhë.

Korrupsioni nuk ka ngjyrim politik dhe as brirë, prandaj të gjithë që kanë abuzuar me fondet dhe taksat e qytetarëve duhet të kuptojnë se po vjen fundi! Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike, me duar të pastra, të pakonsumuar dhe të pakompleksuar. Koha po vjen!”, shprehet më tej Harxhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re