Në një mesazh për fundvitin, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
tha se Turqia qëndron në anën e paqes, tolerancës dhe ndërtimit të stabilitetit
dhe drejtësisë në botë.

“Në
këtë kontekst, Turqia mbron drejtësinë dhe të drejtat e Jerusalemit, Damaskut, Bagdadit,
Kajros, Tripolit, Sarajevës, Krimesë”, tha Erdogan.

Ai tha se tashmë Turqia e ka përfunduar epokën e krizës së.

“Me
futjen dhe zbatimin e sistemit presidencial të qeverisjes, Turqia ka lënë
epokën e krizës. Ne kemi filluar një epokë të re, të forcimit efektiv të
demokracisë sonë, të ekonomisë dhe institucioneve shtetërore”, tha
Erdogan.

Duke vënë në dukje se terroristët pranë kufijve turq
gjithashtu kërcënojnë unitetin dhe sigurinë e Turqisë, Erdogan u zotua të
sulmonte dhe t’i shkatërronte.

“Veprimi
i tyre i fundit ishin sulmet ekonomike nëpërmjet interesit, inflacionit dhe
vlerave të monedhës. Dhe ei kemi vënë nën kontroll falë masave dhe
infrastrukturës së mirë që kemi ndërtuar gjatë 16 viteve të fundit”, tha
Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re