Gazetarja palestineze Ayat Al-Khadour u vra mbrëmë pas një bastisjeje izraelite në shtëpinë e familjes së saj në Rripin verior të Gazës, raporton Middle East Monitor.

Vetëm pak çaste para sulmit, Ayat postoi video në mediat sociale duke thënë se këto mund të ishin thirrjet e saj të fundit ndërsa bombardimet ndaj Beit Lahia u intensifikuan dhe se ajo mund të mos mbijetonte natën.

“Kjo mund të jetë videoja ime e fundit. Sot, okupacioni hodhi bomba me fosfor të bardhë në zonën e projektit të banimit në Beit Lahia, si dhe bomba termobarike. Ata hodhën fletëpalosje ku kërkonin evakuimin e zonës dhe të gjithë u larguan. Të gjithë vrapuan në rrugë në panik, duke mos ditur se ku po shkonin. Jemi të ndarë. Një numër i vogël prej nesh, duke përfshirë edhe mua, qëndruam në shtëpi. Të gjithë të tjerët u evakuuan. Nuk e dimë se ku shkuan. Situata është jashtëzakonisht e frikshme. Pamja është e tmerrshme. Ajo që po ndodh me ne është e vështirë. Zoti na mëshiroftë!”, tha kjo gazetare në adresimin e saj të fundit.

Gjithashtu u raportua se gazetarja Alaa Taher Al-Hasanat “u vra në një sulm izraelit në shtëpinë e familjes së saj në qytetin e Gazës”.

Ayat dokumentoi më parë përdorimin e bombave të fosforit të ndaluara ndërkombëtarisht nga Izraeli në zonat e banuara të qytetit të Gaza-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re