Turi i Lulzim Bashës në qarkun e Lezhës, ku mezi kishte mbledhur njerëz dhe nga rrethet Mirditë e Kurbin, është pritur me shumë indiferentizëm.

Demokratët e kësaj treve, ndonëse kanë shënuar rezultat fitues më 25 prill, kanë qënë të bindur se nuk do të lejohen diskutime, mbatje përgjegjësi ëpr humbjen, por do të aplikohet strategjia e gjithëhershme që të flasë kryetari, të akuzohet kundërshtari dhe të mos mbahet përgjegjësi.

Por një demokrat nga Mirdita, në rrjetin social ka publikuar një mesazh domethenës ku i ka renditur të gjitha përgjegjësitë Bashës, që për fatin e lidershipit kanë mbetur demokratët 12 vite në opozitë. Madje ka sulmuar dhe kreun e listës së deputetëve në qark Mark Markun, se aplikoi strategjinë e mbylljes së diskutimeve.

Demokrati Doda thotë se përgjegjësia është PD që i lëshoi gjithë institucionet Ramës, përmes vendimeve të gabuara dhe njëherësh nuk mban asnjë përgjegjësi.

“Lezha më një idiferentizem të paparë !

Mbyllet takimi nga drejtuesi  politik  Mark Marku, më nje stategji  për të mos patur diskutime. kritika analiza!?

Kjo strategji u ndjek edhe pak vite më parë  në mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale për t”ju mbyllur  gojen kritikëve qe nuk janë të paktë !?

Askush nuk e përmendë  gafen historike të faljes se pushtetit lokal !?

Askush   nuk fol për faljen e reformes territorjale !

Askush nuk foli për neshkimin që na faturojë kualicioni më LSI!

Askush nuk foli për dorzimin e mandateve , që nuk finalizuam  asgjë  përveçse ndryshime kushtetuese dhe kodit zgjedhor!?

Zoti mark !

Kot nuk shpërndave edhe do fletë nderi !? mos harro Mirdita ime se i latë demokratet 12 vite  në opozitë !?

Nuk arrita më kuptue se cili ishtë mesazhi !?

Apo për ti mbajtur demokratet t më rrena  e mashtrime!?

Edhe, na vodhen !?

Edhe si njohim.!?

Edhe do hymë në parlëment !?

Shpesh herë përdoret postulati biblik: për fajin tonë!?

Për më të madhin fajin tonë !?

Shkaku nuk justifikon qellimin !

Nuk e meritojnë demokrat 12 vite në opozitë.!? .

Koha ka ardhë për të marrë përgjegjesi çdo njeri prej nesh!? Demokracia eshtë më e kanosur se kurrë.!? kritikat nuk e demtojnë demokracinë!”, shkruan demokrati në rrjetin social.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re