Skip to content

Mesazhi i parë i Vuçiçit në Veri: koha për të folur me shqiptarët

vucicnekosove e1536415962403

Ndër mesazhet e para të Vuçiçit në saponisen e vizitës në veri të Kosovës, ka qenë ai i një dëshire për paqe me shqiptarët.

“Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka thënë Vuçiç. Por presidenti serb i ka mëshuar fort “mollës së sherrit”, Liqenit të Ujmanit.

“Për ne është i një rëndësie të veçantë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa të. Përmes këtij liqeni mund të shihen ndasitë e thella dhe mospajtimet që kemi ndërmjet veti”, ka thënë Vuçiç. Me interes priten mesazhet në fjalimin e së dielës që ai do të mbajë në Mitrovicën e Veriut.