Skip to content

Mesazhi i Ramës për futbollistin Mihajloviç, Bushati tallet keq me kryeministrin: Problemi qëndron jo se është pro serb, por se na doli tifoz i Sambdorias

Gazetari Andi Bushati, përmes një statusi në facebook, ka reaguar në lidhje me mesazhin që kryeministri Rama i ka shkruar futbollistit serb Sinisa Mihajloviç.

Bushati nuk e sheh këtë letër të Ramës si një mungesë patriotizmin, por si një tregues të karakterit të Ramës. Me ironi gazetari thekson se problmi i kryeministri nuk qëndron se është pro serb, por sepse doli tifoz i Sampdorias pas Juventusit dhe Interit.

Postimi i plotë: Kjo letra per shokun e Arkanit, Mihajloviçin, me shume sesa per patriotizmin, flet per karakterin e Rames.

Problemi i tij nuk qendron se eshte pro serb, porse doli edhe tifoz i Sampdorias (Pas Interit dhe Juventusit).

Mekati i tij nuk eshte shoqeria me Vuçiçin, por kompleksi per ti’u lepire çdo te famshmi, kushdo qofte.
Te gjithe ata qe ndihen te cenuar ne sedren kombetare, nuk duhet ta shigjetojne si tradhetar, por thjesht si hipokrit.

/faxweb