Skip to content

Mesazhi i ri i Trump për Sirinë

Në një mesazh që ka postuar në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump shkruan se “ISIS-i në Siri pothuajse ka mbaruar”.

“Nëse dikush tjetër do të kishte bërë atë që bëra unë në Siri, do të ishte shpallur hero kombëtar. ISIS-i pothuajse ka përfunduar. Trupat tona dalëngadalë po i dërgojmë në shtëpi, pranë familjeve të tyre. Ndërkohë që njëherësh vazhdojmë edhe luftën me mbetjet e ISIS-it”, shkruan presidenti amerikan.

Kurse në një mesazh tjetër Trump kishte shkruar: “Unë po punoj për të dalë nga Siria dhe vendet e tjera. Kurse disa media, që bëjnë lajme të rreme, dhe disa gjeneratë të pasuksesshëm ankohen për mua dhe taktikat e mia që ia kanë vlejtur”.

“Le të pranojmë që përfundimi ka dalë shumë herë më i mirë se sa ajo që kam thënë unë. Dua t’ju rikujtoj se përpjekja ime ka qenë me një luftë të pafund”, i vazhdon kritikat e tij Trump përmes Twitter.