Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se për të mbrojtur pasurinë e tyre, hebrenjtë amerikanë nuk kanë zgjidhje tjetër përveç që të votojnë për të në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Shumica prej jush janë të përfshirë në pasuri të paluajtshme, unë ju njoh mirë. Ju jeni njerëzit e veprimit, por ju duhet të votoni për mua, ju nuk keni zgjidhje tjetër”, tha Trump në fjalimin e tij në Samitin e Këshillit Izrael-SHBA në Florida.

Duke kujtuar premtimin e Elizabeth Ëarren, e cila është në garën për nominim presidencial në kampin demokrat, për të vendosur një taksë vjetore të pasurisë, Trump u tha hebrenjve amerikanë se ata nuk duhet të votojnë për Warren por për të.

“Unë e di që nuk do të mbështesni një taksë mbi pasurinë. Disa do të merrnin tërë pasurinë tuaj. Ndoshta disa prej jush nuk më pëlqejnë mua. Ndoshta nuk më pëlqejnë disa prej jush. Por përsëri, ju do të jeni mbështetja ime më e madhe sepse nëse do të fitonin zgjedhjet, ata do të duhet të mbyllen brenda 15 minutave”, ”tha Trump.

Warren kohët e fundit u zotua të fusë një taksë vjetore prej 2 përqind të pasurisë për qytetarët, për ata pasuritë e të cilëve tejkalojnë 50 milion dollarë dhe 3 përqind për ata, pasuritë e të cilëve tejkalojnë 1 miliard dollarë. Për më tepër, ajo do të vendos një kontribut social prej 15 përqind të të ardhurave mbi 250,000 dollarë në vit, si dhe një taksë shtesë prej 7 përqind të të ardhurave të korporatave mbi 100 milion dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re