Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë krah popullit shqiptar në mbështetje të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Teksa e konsideron kërcënim kriminal, ambasadorja Kim tha në Seminarin e OSBE-së SHBA-të do të vazhdojnë të punojnë drejtpërdrejt për një qeverisje të mirë.

“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”. Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”- shkruan Yuri Kim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re