Pak para Samitit të Sofjes, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u ka bërë thirrje anëtarëve të BE-së për unitet, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet t’i jetë mirënjohës presidentit Trump që me veprimet e tij ka ndihmuar për të hequr qafe të gjitha iluzione.

 “Sinqerisht, Evropa duhet t’i jetë mirënjohës presidentit Trump, sepse në sajë të tij jemi çliruar nga çdo iluzion”, tha Tusk në prag të takimit joformal të 28 udhëheqësve të BE-së në Sofje.

Ata do të diskutojnë reagimin evropian ndaj lëvizjeve të fundit të administratës së SHBA – tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe futja e detyrimeve doganore mbi aluminin dhe çeliku.

Tusk tha se BE-ja po përballet me një fenomen të ri, “një administratë amerikane kapriçoze”.

Ai shtoi se Evropa duhet të bëjë gjithçka që mundet për të mbajtur lidhje të mira transatlantike, por edhe duhet të jenë të përgatitur për të gjitha skenarët.

 “Kemi mjaft potencial për t’u përballur me këtë sfidë, por ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe vendosmëri politike”, tha Tusk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re