Presidenti i Republikës Ilir Meta ka falënderuar gazetarin Adi Krasta pas fjalës së mbajtur dje në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Meta publikon monologun e Krastës, ndërsa e cilëson atë përfaqësuesin më të denjë të fjalës dhe mendimit të lirë, si dhe një kritik i pakompromis i abuzimeve me pushtetin.

Sipas Presidentit, monologu i tij i fuqishëm dhe brilant, në mbështetje të kauzës së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar ka marrë dje duartrokitjet e merituara dhe ka bërë jehonë të madhe pikërisht për shkak të fuqisë së fjalës së lirë në mbrojtje të të vërtetave.

“Adrian Krasta është përfaqësuesi më i denjë i fjalës dhe i mendimit të lirë, një nga intelektualët më të shquar dhe zëdhënës i rëndësishëm i opinionit publik e kombëtar, i cili ka spikatur gjithmonë si kritik i pakompromis i abuzimeve me pushtetin në çdo kohë.
Monologu i tij i fuqishëm dhe brilant, në mbështetje të kauzës së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar ka marrë dje duartrokitjet e merituara dhe ka bërë jehonë të madhe pikërisht për shkak të fuqisë së fjalës së lirë në mbrojtje të të vërtetave.
Duke e falënderuar me mirënjohje Adrian Krastën për përfaqësimin dhe solidaritetin e shkëlqyer me kauzat qytetare e kombëtare, po ndaj me ju monologun e tij të mbajtur dje në skenën e Teatrit Kombëtar, simbolit frymëzues të rezistencës së popullit ndaj abuzimit me pushtetin”, shkruan presidenti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re