Argjentina është fituesja e Copa America pasi mposhti Brazilin me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e shënuar nga Di Maria në minutën e 22.

Ndeshja nisi me ritëm por të dy ekipet nuk ishin të qartë në sulmet e tyre. Një top i gjatë nga mesfusha dhe një gabim i Lodit bën që Di Maria të gjendet i vetëm përballë portierit Ederson dhe të shënojë në minutën e 22.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në të dytën Brazili shton përpjekjet e tij duke futur në fushë Firminon Vinicius dhe lojtarë të tjerë, por Argjentina diti të mbrohej dhe herë pas here sulmonte me kundërsulme. Brazili vazhdon pëpjekjet por pa sukses duke bërë që ndeshja të mbyllet 1-0 për Argjentinën.

Me fitoren e këtij trofeu, Messi arrin të fitojë një trofe me fanellën e kombëtares Argjentinase.

Video nga goli i Di Marias:

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re