Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, në një bisedë televizive në ABC News, tha se opozita nuk ka ndërmend të hyjë në negociata me një persona që është garant i politikës për të cilën opozita është jashtë parlamentit.

Doda dha një përgjigje të tillë pasi u pyet nëse reforma zgjedhore po përdoret për të ulur palët politike në tavolinë.

“Ne negociata duke përdorur kazuse të tilla nuk kemi për të bërë. Kemi një mendim tonin lidhur me problemet e sistemit politik, por që të futemi në negociata me dikë që është garanti i kësaj politike që është sot nuk kemi ndërmend të futemi, për arsyen sepse është treguar sa herë që ulemi të dialoguar si politikanë gjendemi përpara një personi që e keqpërdor edhe dialogun politik”.

Doda u shpreh më tej për gazetaren Juli Xhokaxhi, se problemi në Shqipëri nuk është me sistemin zgjedhor, por me vullnetin politik.

“Nuk dua t’i hyj çështjes në vetvete, por dua të kuptojmë këtë. Po me këtë sistem janë bërë disa zgjedhje me të cilat OSBE thoshte që janë arritur standarde shumë të mira. Kësaj radhe nuk u arritën standardet dhe kjo do të thotë që nuk është çështje e sistemit, është çështje e vullnetit politik. Nëse nuk ka vullnet banditë do të jenë më shumë herën tjetër.

Nuk do të kemi përmirësim të klimës politike, nuk do të kemi përmirësim të sistemi politik. Do kemi problemin tjetër që do votojnë njerëzit, por nuk do të votohen partitë. Do kemi një shifër akoma më të madhe dhe një rrëmujë akoma më të madhe. Pra le të themi që në thelb nuk kam asnjë probleme për sistemin, të gjitha sistemet janë të pranueshme në demokraci. Në rastin tonë nuk është çështje sistemi, por mentaliteti dhe duhet të ndahet njëherë e mirë krimi nga politikanët”, tha Mesila Doda, sipas të cilës sa herë që Rama ka qenë në krye, zgjedhjet kanë qenë të shkatërruara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re