Kandidatja për deputete e PD-së, Mesila Doda deklaroi mbrëmjen e sotme se lista e kandidatëve të PS-së në Durrës është e mbushur me kriminelë.

Doda foli për situatën parazgjedhore në vendin tonë, ku u shpreh se njerëzit po kërcënohen me vendin e punës dhe ndihmën ekonomike për të votuar mazhorancën. Ajo akuzoi PS se ka shpërndarë ndihma ekonomike për të blerë vota.

“Lista e PS-së e Durrësit është e mbushur me kriminelë, janë njerëz që i njohim të gjithë.

Por unë vazhdoj të mendoj se një popull nuk mund të vihet nën thundrën e një bande, sepse ne kemi rrëzuar një diktaturë.

I gjithë pushteti dhe pasuria ekonomike është kapur nga një dorë. Nuk shtyhen 8 vite me 50 mijë lekë që merret për një votë.

Njerëzit heshtin sepse janë të kërcënuar nga vendi i punës dhe ndihma ekonomike.

PS-ja ka shpërndarë ndihma ekonomike për vota. Votën do ta mbrojmë”, u shpreh Doda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re