Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka treguar si do të nisë procesi akademik i këtij viti dhe sa do jetë tarifa e shkollave.

Në një konferencë për shtyp, Hoxha njoftoi se do të ketë një alternim mes platformës online dhe në autoditor. Sa i përket tarifës së studimi, rektori deklaroi se nuk do të ketë përgjysmim të tyre.

Ndër të tjera, Hoxha tha se gjatë këtyre ditëve po trajtohen pedagogët në mënyrë që të jenë të përgatitur.

“Sa i përket vitit të ri akademik, të gjitë rektoret dhe të gjithë cfarë është planifikuar është se do të ketë një alternim të mësimit online dhe atij fizik. Do ketë një krijim të platformës, që do të jetë e ndryshme për disa universitete. Ajo që po ndodh këto ditë është se po trajnohen studentët, pedagogët në mënyrë që të jenë të përgatitur. Do ketë përgjysmim, do të qëndroj ajo teknologji që ka qenë. Nuk ka ndryshuar asgjë. Tarifa e regjistrimit të ciktit të dytë mastër, tarifa do të jetë 200 dhe jo 250. Nuk ka peticion ka kërkesë të studentëve, por mund të flitet për rishikim të tarifës të ciklit të dytë të masterit, por megjithatë nuk mund ta them sot.”

Hoxha shtoi se leksionet do të zhvillohen online në rastet kur numri i studentëve është i lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re