Disa qytetarë kanë folur për “FaxNews” lidhur me mësimin e alternuar që do fillojë nga data 1 dhjetor tek sistemi parauniversitar, ku 2 ditë do të jetë në klasa dhe 3 të tjera online. Qytetarët theksojnë se kjo metodë është një hallakatje e vërtetë për nxënësit dhe është i dëmshëm për ta dhe vetë mësuesit.

“Është një hallakatje procesit mësimor dhe e nxënësve, është shumë i dëmshme. Fëmijët duhet të jenë në shkollë, me masa sigurisht sesa me mësime të alternuara, të cilat çorientojnë nxënësin vetë edhe hallakatin mësuesin”,- tha një qytetar.

Një tjetër theksoi, se nxënësit nuk mësojnë në shtëpi:

“Po i lë kalamajtë në shtëpi nuk kanë për të mësuar, si në shkolla nuk ka asnjë krahasim. Nga eksperiencat e mëparshme, fëmijët kanë mësuar shumë pak”.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re