Skip to content

“Mësimi në prezencë, më efektiv se online”, Spahiu: Fëmijët me patologji duhet të vaksinohen, mund të përjetojnë simptoma të zgjatura të Covid

Deputetja e PS për qarkun e Durrësit, Klodiana Spahiu ditën e sotme në një lidhje “skype” me studion e Fax News ka folur kryesisht rreth vendimeve që ka marrë Komitetit Teknik i Ekspertëve lidhur me dozën e tretë të vaksinës.

A respektohen apo jo masat anti-covid në shkolla?

Është e vërtetë që ne si komision kishim vendosur në dakordësi me deputetët e opozitës që të bënim një dëgjesë me ministren e Shëndetësisë dhe të Arsimit për t’u infomruar rreth situatës aktuale pas hapjes së shkollave për sistemin parauniversitar dhe pasuniversitar. Më vjen keq që shpesh herë ndodhin situate të tilla, me debate nga të cilat qytetarët nuk përfitojnë asgjë sepse për hir të së vërtetës kur debate bëhet shkencor, dalin edhe konluzione shumë të rëndësishme për ata që na ndjekin.

Unë kërkoja gjatë seancës që të ruhej edhe etika sic e keni parë. Por gjatë komisionit ne morëm një document dhe një infomracion me shkrim lidhur me mënyrën sesi ishte organizuar kontrolli në rastet kur dilnin fëmijë ose mësues pozitivë të prekur me virus. Unë e kam marrë në mënyrë të vazhdueshme një informacion të tillë sepse të gjithë jemi të interesuar në zonat që ne i përfaqësojmë të dimë vërtet sesi është situate. Pasi të gjithë ishin kuriozë nëse ne do të vendosnim që shkollat të vazhdonin online apo në mënyrë të alternuar.

Fatmirësisht numri i infektimveve nuk ishte shumë i lartë sepse të nxënit në prezencë është shumë më i vlefshëm sesa online. Ne patëm informacion edhe për gjendjen gjatë kohës kur mësimi bëhej online.

Ministria e Shëndetësisë na paraqiti edhe masat e ndërmarra jo vetëm për vaksinimin me dozën e tretë por edhe për fillimin e vaksinës kundër gripit. Nga informacionet që kemi tashmë në qendër shëndetësore po ftohen moshat e tretë për të bërë vaksinën e gripit por jo vetëm për këtë por edhe për dozën e tretë.

A ka skepticizëm tek qytetarët për vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 16 vjeç?

Për hir të së vërtetës, procesi i vaksinimit nis që në momentin kur fëmija lind. Është një process që vazhdon gjatë dhe dimë një numër të caktua vaksinash që bëhen më shumë se një herë, për të rikujtuar mbrojtjen nga vaksina. Unë besoj fort se do të jetë edhe këmbëngulja e prindërve sidomos për rastet që kanë patologji.

Fëmijët me imunitet të kompromentuar pra edhe fëmijët me patologji shfaqin simptoma të zgjatura të Covidit. Ata fëmijë që janë të sëmurë dhe kanë kaluar edhe Covid, përjetojnë një gjendje të zgjatur të sëmundjes. Kjo tregon se edhe pse në numër të ulët, ka patur raste kur fëmijët janë hospitalizuar.

/faxweb