Skip to content

Mësimi online, Meta: Qeveria të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për studentët!

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një bashkëbisedim online përfaqësues të qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

Kreu i Shtetit thekson se në fokus të këtij bashkëbisedimi kanë qenë vështirësitë dhe problemet e shumta, që po hasin studentët gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

Sipas Presidentit, është e rëndësishme t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktikave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet.

Postimi i plotë:

I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë, thirra në një bashkëbisedim online përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

Është tepër e rëndësishme, t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktikave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.

I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve.