Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini deklaroi se është kërkuar orar shtesë transmetimi nga RTSH për maturantët për të transmetuar leksione të klasës 12, të matematikës, biologjisë dhe kimisë, në mënyrë që maturantët të thellojnë njohuritë e tyre.

Gjatë komunikimit live, Shahini tha se “në mënyrë që t’iu vijmë në ndihmë, kemi kërkuar nga RTSH që të na japë një orar shtesë, vetëm për maturantët dhe ky orar është 13:30 deri në 14:30 , ku do të transmetojmë leksione të klasës 12, të matematikës, biologjisë dhe kimisë, në mënyrë që maturantët të thellojnë njohuritë e tyre në kët tre lëndë të cilat konsiderohen më të vështira nga vetë ata. Nga e hëna në të premte, është një orar shtesë për të gjithë maturantët, në mënyrë që të përsërisin disa nga leksionet e klasës 12.  Më tej, ajo shtoi se “ngaqë jemi në kushte të jashtzakonshme dhe nxënësit i kemi nepër shtëpia ne do të vazhdojmë transmetimin e zakonshëm nga ora 10:30 deri në 12.00 dhe nga ora 18:00 deri në orën 19:30’.

Shahini sqaroi se nga RTSH është kërkuar që të përfshihen edhe programe argëtuese për fëmijët.  “Patjetër, jemi në diskutim me radio-televizionin shqiptar për mënyrën më të mirë për të vazhduar përtej datës 23 mars. Pra, përtej këtyre dy orave që na dhënë RTSH për të transmetuar leksionet dhe përtej leksioneve të lendëve të caktuara, idea është që të bëjmë shumë më shumë port ë kemi edhe programe te tjera që janë edhe argëtuese edhe edukative. Në ditët në vijim për marrëveshjen finale që kemi realizuar me RTSH-në dhe për detajet e programit që do të vijojë përtej kësaj periudhe të jashtzakonshme”.

Lidhur me pyetjen nëse do të shtyhen apo jo, provimet e maturës, ministrja u shpreh se “për momentin nuk kemi kurrëfarë arsye të mendojmë që duhet të shtyhen provimet. Unë besoj fuqishëm që këto dy javë, përderisa jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, është një periudhë shumë e mirë për të përsëritur leksionet dhe për të mësuar, në  mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për provimet e maturës’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re