“Mësimi online, tarifat offline” kjo ishte parulla që disa prej studentëve të Lëvizjes së Universitetit shpalosen para Ministrisë së Arsimit këtë të enjte për të parashtruar tre këresa thelbësore, të cilat janë kushtëzuar nga situata e COVID-19.

FLAVIA OSMANI

STUDNETE

Ne jemi sot këtu për të kërkuar asgjë̈ më shumë se të drejtat tona të nëpërkëmbura dhe për t’i dhënë fund diskriminimit të studentëve. Prandaj bëjmë thirrje për: 1- Anulimin e mungesave të marra gjatë mësimit online dhe krijimin e një arkivi leksionesh të çdo lënde, me qëllim rikuperimin e leksioneve të humbura nga studentët.2- Anulimin e pagesave të qirave dhe konvikteve si masë e domosdoshme për të lehtësuar vështirësitë ekonomike me të cilat po përballemi.3- Anulimin e pagesave të tarifave për këtë vit akademik. Kërkesa jonë për arsim publik falas është sot më aktuale dhe e nevojshme se kurrë̈. Ne nuk ndalemi deri kur universiteti t’u rikthehet atyre që u përket. për universitetin, për shoqërinë!

Në këtë marshim studentet theksuan, se mësimi online nuk ka qenë i aksesushëm nga të gjithë pasi shumë prej tyre për shkak të nivelit ekonomik nuk kanë akses në internet.

FLAVIA OSMANI

STUDENTE

Në pyetësorin e zhvilluar nga Lëvizja Për Universitetin, mënyra alternative e mësimdhënies doli të ishte tejet diskriminuese për një pjesë të konsiderueshme të studentëve, si pasojë e  pamundësisë së tyre  për t’u pajisur me mjetet e duhura teknologjike. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme drejtuar qeverisë për të siguruar qasje falas në internet dhe aparaturat e nevojshme për të gjithë studentët, si gjithnjë ne ramë pre e diskriminimit ekonomik.

Vete Ministra e Arsimit, në një përgjigje për Vizion Plus theksoi se nuk ka asnjë qëndrim për këtë çështje. Disa nga kërkesat e parashtruara nga studentet, duket se përgjigjen duhet ta marrin nga fakultetet përkatëse pasi reformat e fundit i kanë dhënë autonomi universiteteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re