
Mbrëmjen e sotme do të përcaktohen dy gjysmëfinalistet e para në Champions League.
Barcelona sfidon Atletico Madrid në transfertë me katalanasit që kanë një mision të vështirë, pasi humbën 2-0 në ndeshjen e parë dhe synojnë përmbysjen e madhe.
Në Madrid duket një mision i vështirë, por jo i pamundur për skuadrën e Flick, që ka treguar formë të mirë këtë sezon.
Në Angli, Liverpool pret kampionët në fuqi, PSG-në. Francezët fituan 2-0 ndeshjen e parë, ku dominuan totalisht.
Anglezët kanë treguar se në shtëpi mund të përmbysin rezultate të mëdha dhe të njëjtën gjë do të provojnë edhe këtë herë.
Këto dy takime, do të luhen të martën, duke nisur nga ora 21:00.



