Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përzgjedhur diplomaten Yuri Kim
për postin e ambasadores në Tiranë. Njoftimi është bërë publik në faqen
zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e
SHBA në Tiranë nuk kishte një drejtues, pas largimit të ambasadorit
Donald Lu.

Yuri Kim është zyrtare e lartë e shërbimit të jashtëm amerikan, e
cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke
përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ka
qenë Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe
ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve
Politike-Ushtarake.

Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut./top-channel/






Previous articleZgjedhjet e 30 qershorit: Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëmNext articleGjyshi futet online dhe blen makinë, por ja si e pësoi..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re