Vetëm disa ditë më parë, Ardit Gjebrea dhe stafi i së “Dielës
shqiptare” udhëtuan drejt jugut për të xhiruar puntatën e tyre të fundit
për këtë sezon televiziv. Të pranishëm ishin disa të ftuar VIP, mes
tyre Lindi Islami dhe Venera Lumani, Juliana Pasha, Pirro Çako, e shumë
të tjerë.

Në këto xhirime, ka qenë dhe e dashura bukuroshe e kantautorit Çako.
Ai është shfaqur për herë të parë në publik me të dashurën e tij bionde
dhe duken shumë të lumtur bashkë.

“Panorama Plus” shkruan se bukuroshja në fjalë është punonjëse në gjykatën e Tiranës dhe duket të jetë rreth 20 vite më e re.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re