I njohur si këngëtari i hiteve, Ledri Vula, është një nga këngëtarët më të pëlqyerit të momentit, por edhe ndër më simpatikët.

Kohët e fundit ai ka tërhequr vëmendjen për shkak të disa njollave në lëkurën e tij.

Nëpër rrjete sociale po qarkullojnë disa foto, për të cilat hedhin dyshime se Ledri vuan nga një sëmundje e quajtur Vitiligo.

Ajo konsiston në tjetërsimin e ngjyrës së lëkurës, duke e bërë të bardhë në zona të ndryshme të trupit, kryesisht në duar, fytyrë dhe në këmbë.

Vitiligo është një lloj sëmundje kronike, jo ngjitëse, nga e cila ka prekur deri në 2% e njerëzimit.

Kjo gjë nuk është konfirmuar nga këngëtari mirepo sinjalet e tregojnë atë

Vitiligo njihet si sëmundje e pashërueshme për momentin, e cila me kalimin e viteve çon në zbardhjen e zonave të tëra të lëkurës, por që nuk ka pasoja për jetën, përveçse herë pas herës shkakton kruarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re