Duket se nuk ishte rastësi shtyrja e takimit të nivelit të lartë ndërmjet Presidentit Trump dhe kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Në procesin e paqes është kyçur Rusia, një partner i vjetër i Phenianit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavron ka mbërritur në Korenë e Veriut pas një ftese të homologut të tij Ri Yong-ho.

Lavrov do të informohet për tratativat mes SHBA-së dhe Phenianit, ndërkohë që pritet që në procesin e paqes të mos jetë vetëm SHBA por edhe Rusia, si një nga vendet që ka ndarë influencën borërore pas Luftës së Dytë Botërore.

Ende nuk ka një qëndrim nga SHBA por ka gjasa që Trump të sulmohet brenda vendit për këtë lëvizje mjaft të suksesshme të Rusisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re