Bota mund të jetojë me korònavirus për shumë vitesh pasi váksina nuk pritet ta eliminojë plotësisht ínfeksionin, paralajmërojnë ekspertët. Drejtuesi i Trustit Wellcome, Prof. Sir Jeremy Farrar u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit të Shëndetit se situata nuk do të marrë fund deri në Krishtlindje.

Ai tha se njerëzimi mund të jetojë me vírusin për dekada. “Situata nuk do të ketë marrë fund deri për Krishtlindje. Ky ínfeksion nuk ka për të ikur, tashmë është një ínfeksion endemik i njeriut. Edhe nëse do të kemi një váksinë apo trajtime të mirë, njerëzimi sërish do duhej që të jetonte me vírusin për shumë shumë vite….dekada të ardhshme,” shpjegoi ai.

Ndërsa kryeministri britanik Boris Johnson bëri komentet e tij ndërsa prezantonte planet për të lehtësuar masat shtrënguese, përfshirë hapjen e pishinave në fund të këtij muaji, ndërsa grumbullimet masive pritet të lejohen në Vjeshtë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re