Infermierja Adelina Rizvani gjeti vdekjen një javë pas aksidentit me ambulancën e Sarandës, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim 24-vjecarin Kosta Kaca. Pas aksidentit, i riu, drejtuesi i automjetit BMW u procedua në gjendje të lirë.

Ai ishte në spital dhe po merrte trajtim mjekësor por kur mësoi se infermierja 57-vjecare kishte ndërruar jetë, ia mbathi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë shoferi i ambulancës me të cilin bëri aksident, Aleks Kajo që hyri dhe kundravajtje në kryqëzim në Sarandë i është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, por ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e policisë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re