Skip to content

Mësojeni një herë e mirë arsyen pse Besi dhe Xhensila nuk publikojnë asnjë foto të vajzës

besi




Mos prisni më për një foto të Ajkës. Mami Xhensila dhe babi Besi nuk
do të publikojnë asnjë foto të vajzës së tyre derisa vajza të rritet. I
ftuar sot në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, Besi
sqaroi një herë e mirë arsyen pse ai dhe Xhensila nuk dëshirojnë të
publikojnë asnjë foto të vogëlushes së tyre.

“Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të
famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne
është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë. Fëmija im ka kohë të
rritet dhe të vendosë vetë për veten”,-është shprehur Besi.

Xhensila dhe Besi nuk janë personazhet e vetëm që zgjedhin të mos i
publikojnë në rrjetet sociale fëmijët e tyre. Plot vipa të tjerë
shqiptarë dhe të huaj kanë vendosur të mos tundohen nga fotot e bukura
që ju realizojnë fëmijëve dhe kanë zgjedhur t’i mbajnë ato vetëm në
albumin e shtëpisë, jo në Facebook ose Instagram.