Skip to content

Mesojeni tani se kur kthehen temperaturat e larta

Këto dy ditë pritet të ketë reshje shiu, derisa nga e premtja do të kthehen temperaturat e larta, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë gjatë këtyre dy ditëve në vijim, përpos që në fushat termike do të ketë rritje dhe reshjet do të jenë më të kufizuara”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashikohen të jenë ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mund të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë fundjaves deri 29 gradë Celsius.