Përbërësit
300 gr oriz
200 gr lloje të ndryshme perimesh si spec i kuq e jeshil, patëllxhan, kungull i njomë, domate, presh
Lëng perimesh
1/2 gotë verë e bardhë


1 lugë Mascarpone
1 lugë gjalpë
100 gr djathë kaçkavall
4 thelpinj hudhre
4 qepujka


1 tufë borzilok
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper

Gjithmonë përdorni lëng të ngrohtë perimesh, në mënyrë që të mos ndërpritet gatimi kur shtohet në oriz.
Përzieni vazhdimisht, që kokrrat e orizit të mos ngjisin me njëra tjetrën.
Ziejeni orizin në zjarr me temperaturë të ulët.

Udhëzimet
Lajmë perimet dhe i presim në kube.

Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën. Shtojmë orizin.

E shuajmë me verë të bardhë dhe fillojmë të shtojmë perimet.

Shtojmë gradualisht lëngun e perimeve, duke e përzier vazhdimisht.

Pas 10 minutash shtojmë Mascarponen, djathin kaçkavall, gjalpin, kripën, piperin, borzilokun.

I ziejmë edhe për 3 minuta dhe rizoto është gati për t’u shijuar.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re