Këtë 7 mars, Muzeu i Arsimit në Korçë në 136-vjetorin e shkollës së parë shqipe, ka pasur vizitorë të shumtë.

 

Me rastin e festës së mësuesit aty u hap një ekspozitë me objekte, korrespondenca, sende personale të personaliteteve, të cilët kanë kontribuuar në çeljen e kësaj shkolle si dhe në mësimdhënien në Mësonjëtoren e Parë Shqipe.

 

Mes vizitorëve gjen edhe ish-mësues shqiptarë, nga disa krahina shqipfolëse.

 

ISH-MESUES NGA TROJET SHQIPTARE

 

1–Sot kemi ardhur enkas për 7 mars, ditën e mësuesit.

 

2-Jemi në Korçë për të vizituar muzeun e shkollës së parë së gjuhës shqipe. Shkollën ku ne themi është përkundur djepi i parë i gjuhës shqipe.

 

Ka qene studiuesi Niko Kotherja, ai që ka grumbulluar nga pasardhësit e këtyre personaliteteve të arsimit, dëshmitë e asaj ngjarjeje të madhe.

 

Ndërkohë edhe në qytetin e Gjirokastrës , në kuadër të 7 marsit dhe 115-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe “Liria” u çel Ekspozita arkivore “Gërmat tona janë të arta”.

 

Në këtë ekspozitë u prezantuan materiale origjinale, si botime të hershme të teksteve të para mësimore, revista të botuara jashtë atdheut nga rilindas, dokumente dhe fotografi origjinale të veprimtarëve të shquar gjirokastritë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re