Me qindra vizitorë kanë zgjedhur që të shikojnë nga afër shkollën e pare shqipe, Mësonjëtores së Korçës. Edhe pse godina 200-vjeçare mbart nje rendesi te madhe historike, ajo ende nuk është plotësuar me material apo me dokumentë të 7 marsit të vitit 1887, për ti dhënë më shumë peshë kësaj date. Megjithate Korça eshte vizituar kete te shtune nga shume shqiptarët te disporës.

 

Ramiz Asllani mësues pensionist nga Manastiri, nuk e ka për herë të parë që vjen në Korçë.

 

 

Poetja Ana Kove ka ardhur sëbashku me një grup mësuesish të gjermanishtes po u shprehën të zhgënjyer pasi muzeu ende nuk i ka hapur dyert, pas rikonstruksionit.

 

Me rastin e 7 marsit në qytetin e Korçës janë organizuar edhe aktivitete të tjera në nderim e respekt të figurës së mësuesit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re