Vitet kalojnë, bluzat që ai mban veshur ndryshojnë, mirëpo klasi që ai mbart mbetet i njëjtë..i admirueshëm.

Ky është Leo Messi gjeniu i futbollit botëror që ka dominuar skenën botërore të këtij sporti në 20 vitet e fundit, dhe vazhdon të dhurojë impresione të jashtëzakonshme duke qënë objekt i medias sportive në mbarë globin.

Pasi mori të githë vëmendjen pak ditë më parë me prezantimin  spektakolar që iu rezervua nga Inter Miami, ekipi i tij i ri, “pleshti” është hedhur menjehere në aksion për të treguar përse aventura e re në SHBA, nuk është thjesht një guide turistike.

Kampioni I botës e bëri debutimin e tij në fanelën e re ashtu sikurse do të kishtë ëndërruar. Në duelin kundër Cruz Azul, ai u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë bashkë me mikun e tij të vjeter Serxhi Buskets,.

Ndeshja ishte e mbërthyer në shifrat 1 me 1…dhe u desh një magji e tij më të majtën në minute e  94 që komentatori amerikan dhe i gjithe stadium të cmendeshin në entuziazëm.

Një entuziazëm mëse legjitim…një futboll inferior si ai në Amerikan e Veriut e ka luks që të shijoje nga afër kampione të këtij niveli..aq më teper një si Leo Messi, për të cilin nuk ka epitet që mund të permbledhe të gjithë figuren e tij si futbollist.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re