Presidenti i Paris SG, Nasser Al-Khelaifi edhe në intervistën e tij të fundit për “L’Equipe” është përpjekur ta joshë Lionel Messin t’i bashkohet skuadrës së tij, duke thënë se të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të luajnë për klubin parisien.

Messi pritet të nënshkruajë marrëveshje të re me Barcelonën këtë verë, për t’iu dhënë fund thashethemeve për të ardhmen e tij, por Al-Khelaifi nuk duket i dorëzuar.

“Nuk është e pamundur t’i blejmë të gjithë ata, sepse ne tashmë kemi futbollistë të mëdhenj në skuadër. Thënë këtë, Messi është Messi, lojtar fantastik. I thashë presidentit (të Barcelonës, Joan Laportës se kontrata e tij (Messit) do të mbarojë dhe çdo klub ka të drejtë të bisedojë për ta afruar atë falas për sezonin e ri”,– shtoi ai.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re