Festa e yllit Argjentinas për suksesin e tyre të fundit në Copa America është postimi më i suksesshëm nga një atlet në rrjetin social Instagram.

Postimi i Lionel Messi në Instagram duke festuar fitoren e Argjentinës në Copa America është bërë fotoja më e pëlqyer nga një atlet në mediat sociale.

Ylli i Barcelonës udhehoqi ekipin e tij kombëtar në fitoren e finales 1-0 kundër Brazilit.

Ishte trofeu i parë i madh që sulmuesi ka fituar me Argjentinën, pasi ka humbur më parë në tre finale të Copa America dhe një finale të Kupës së Botës.

Foto e Leo Messi-t ka marrë mbi 20 milionë pëlqime.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re