Home SHQIPERIA Mësues dhe nxënës të infektuar, shkolla e mesme e kalon mësimin online

Mësues dhe nxënës të infektuar, shkolla e mesme e kalon mësimin online

0
Mësues dhe nxënës të infektuar, shkolla e mesme e kalon mësimin online

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Prej ditës së sotme shkolla e mesme e agrobiznesit “Irakli Tërova” mësimin do e zhvillojë online deri në datën 28 janar. Shkak është bërë numri i lartë i infektimeve të mësuesve.

Nga 11 mësues 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ditën e djeshme duke e bërë të pamundur zhvillimin e mësimit në klasë ndërsa të infektuar kanë rezultuar rreth 20 nxënës 2 prej të cilëve qëndronin tek konvikti i shkollës gjithashtu pozitive ka rezultuar edhe sekretaria e shkollës.

Sipas drejtorit Adrian Sheremeni në varësi të situatës epidemiologjike do të merret edhe vendimi për zhvillimin e mësimit pas datës 28 janar.

Nga ana tjetër sa i përket situatës epidemiologjike në shkollat e gjithë qarkut situata nuk është alarmante, kjo sipas të dhënave nga Drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar Korçë ku rreth 7 % e nxënësve nuk janë paraqitur në mësim ndërsa 30 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në gjithë qarkun.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë