Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bashkë me përfaqësuesin e UNICEFF Albania, Roberto de Bernardi, prezantuan diten e shtunë masat ndaj Koronavirusit, për nisjen e vitit të ri shkollor.

Ministrja Shahini ka publikuar në Facebook një video, në të cilën i këshillon fëmijët të respektojnë rregullat dhe të mbrojnë veten dhe të tjerët. Ajo ka bërë të ditur se është organizuar hyrja në distancë, matja e temperaturës si dhe është vendosur mësues kujdestar në çdo kat për të monitoruar lëvizjez e nxënësve.

“Ne kemi vendosur që për këtë fillim të vitit shkollor të hapim shkollat sepse e kemi parë të rëndësishme që nxënësit të kthehen në ambientet shkollore duke ruajtur shëndetin e tyre. Është organizuar hyrja me distancë, matje të temperaturës në hyrje dhe dalje.

Është e rëndësishme që ata të mbajnë distancën edhe në kohën kur janë në shkollë. Në çdo kat do ketë mësues kujdestar që do ndihmojë nxënësit të lëvizin për të evituar grumbullimin e tyre duke ruajtur distancën. Duhet të ruajmë shëndetin tonë, maskat duhet t’i mbani gjithë kohës”, është shprehur Shahini.






Previous articleMjeku Tritan Kalo mesazh per qytetaret: Janë hequr fundjavat dhe ditët e festave…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re