Situata e pandemisë në qarkun e Beratit vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se në rang qarku përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv: 1 mjek në Qendrën Shëndetësore Nr.1; 1 mjek imazherist në Spitalin Rajonal Berat; 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr. 2; 1 punonjës në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime Berat; 1 punonjëse në Pallatin e Kulturës; 1 sanitare në Këshillin e Qarkut Berat; 1 punonjës në Filialin e Postës Shqiptare; 1 specialist i teknologjisë së informacionit në bashkinë Berat; 1 polic në Burgun e Beratit; 1 inxhinier kimist në Doganën Beratsi dhe 2 elektriçistë.

Gjithashtu kanë rezultuar pozitiv 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllaksi dhe 2 mësues në Urën-Vajgurore, respektivisht në shkollën 9-vjeçare “Koço Brisku” dhe në gjimnazin “Muhamerr Janina”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re