Skip to content

Mësuese, nxënëse dhe dy zjarrfikës, katër të infektuar me koronavirus në Berat

1601284612 koronavirusi 3

Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të dielë në Berat.

ABC News raporton se të prekur janë një mësuese, një nxënëse e dy punonjës të forcave zjarrfikëse.

Burimet thanë se sapo kanë shfaqur simptomat dhe se të infektuarit janë izoluar në banesë.

Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mire.

Ka nisur hetimi epidemiologjik edhe për familjarët e kolegët që ata kanë pasur kontakt.

Ndërkohë në lidhje me mësuesen tek shkolla “1 Maji” janë marrë masa për zëvendësimin deri në shërimin e saj.