Mësuesia është një ndër profesionet më fisnike, e cila vlerësohet nga të gjithë brezat sado koha kalon. Padyshim sot në ditën e mësuesit, nuk kishte se si në ekranin e ABC Neës, të mungonin historitë emocionuese.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, këtë 7 Mars ka qenë mësesi i shkollës “Niket Dardani”, Kastriot Hysi, i cili ka marr surprizën e jetës nga nxënësit dhe stafi kolektiv. Ai ka treguar të gjitha ndjesitë e atij momenti, kur vetëm një ditë pasi kishte dal në pension e surprizuan në momentin që nuk e priste.

Hysi kishte plot 20 vite punë në atë shkollë dhe 42 vite në total në arsim, duke e bërë edhe më të vështirë shkëputjen nga bangat e shkollës.

“Nuk e prisja, me thënë realitetin në orën 9 të mëngjesit, bie zilja dhe bëhem gati, se e kisha lënë me kolektivin në orën 1 të bëja atë sajdisjen, t’i respektoja sepse më kanë rritur edhe dy çuna, që kanë dal ekselentë dhe punojnë në punë private. Edhe doja t’i respektoja, siç më kanë respektuar gjithmonë, se kërkoja nga kolegët vetëm t’i çonin në çdo orë mësimi, jo në aspektin notë. Do t’i nxirrja në një drekë falenderimi të thjeshtë. Vetëm kur më thonë, hajde se ka ndodh një problem në orën 9:30 në drejtori. Thash si shpjegohet se unë të premten ika dhe duke shkuar, prap zilja. Tani unë konsiderova, kanë konsumuar ushqimin fëmijët dhe siç rreshtohen gjithmonë, futen kolonë për një. Kur filluan ata atje, po u tregova çik i fortë se jam çik sensibël dhe nuk më dolën lot. Edhe kjo ishte. Ata ishin mbledhur për të më nderuar mua, sepse në atë shkollë kisha 20 vjet, plus kemi edhe një komunitet shumë dashamirës. Edhe sporti dhe arti, e lidh shumë shkollën dhe komunitetin. Por njëkohësisht, edhe fëmijët krijojnë një shoqëri akoma më të mirë se ç’mund të jetë në klasë. Edhe unë duke u marr dhe me futbollin, edhe me një karrierë shumë të gjatë në arsim, i bie afërsisht 42 vjet mësim që në 78.

Kam qenë një mësues i rreptë. I mbaja jashtëzakonisht afër, se kur ishte problemi aktivitet, mësim dhe argëtim, këto ishin ndryshime shumë të mëdha. Sa që jam në ndeshje nëpërmjet shkollave, nuk ka më. Është vetëm puna, kur mbaron ndeshja ka vetëm ndonjë batutë”, tregoi profesori.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re