Subscribe

Një mësues në një shkollë private në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Shkolla greke jopublike “Omiros” ka njoftuar pridnërit për rastin.

 

“Të dashur prindër, ju informojmë se një person prej stafit edukativ të Shkollës “Omiros” u gjend pozitiv ndaj koronavirusit ditën e Premte dt 13/03/2020. Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë erdhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv. Duke pasur parsysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus.”

 

Mësuesi i infektuar është grek dhe punon me kohë të pjesshem në këtë shkollë. Më datë 9 mars ka qenë kontakti i fundit i tij me shkollën. Prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle janë në alarm për shkak të konfirmimit të rastit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re