Gazetarja e Abc News, Lediona Xheladinaj është përlotur live ditën e
sotme teksa raportonte se mësuesi i një shkolle private në Korçë ka
rezultuar pozitiv me Koronavirus. 

Gazetarja tregoi se gjithçka është zbuluar pas një mesazhi që
drejtuesit i kanë dërguar prindërve të nxënësve duke i njoftuar se një
mësues ishte i konfirmuar me koronavirus dhe tashmë ishte i shtruar në
spital në Greqi. Gazetarja ka vajzën e saj në këtë shkollë dhe gjatë
raportimit live për Abc News shprehu shqetësimin e saj.

“Pak minuta më parë ka mbërritur një njoftim tek prindërit, ka
rezultuar pozitiv një mësues i shkollës ‘Omiros’, shkollë greke në
qytetin e Korçës. Pas analizave në shtetin grek, ai ka rezultuar me këtë
virus. Njoftimi ka ardhur 7 ditë pasi ka rezultuar i infektuar, një
shqetësim ky i ngritur nga prindërit.

Nuk thonë se cili mësues është infektuar. Unë jam edhe vetë prind që
ka një fëmijë në shkollën ‘Omiros’ dhe thuhet se edhe stafi mjekësor
është detyruar për të dërguar këtë sms në grup te prindërit për të
patur kujdes. Nuk është dhënë anjë sqarim nga ana e drejtorisë se për
kë mësues bëhet fjalë, është shtetas grek apo shqiptar.

Duhet thënë se është një shqetësim ky për prindërit të cilët kanë mbetur të shtangur. Unë ju kërkoj ndjesë edhe për shqetesim që po përcjell në këtë lidhje direkte…sapo ka ardhur njoftimi”, tha gazetarja e përlotur.






Previous articleParalajmërimi i fortë për furrat e bukës: Nuk duhet ta bëni kurrë këtë gabim

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re