DURRËS– Përhapja e COVID-19 solli mbylljen e shumë bizneseve, shkollave dhe institucioneve duke bërë që qytetarët të mbyllen në shtëpitë e tyre.
Mbyllja e shkollave ka bërë që mësimi të vijojë online, në mënyrë që edhe nxënësit të mos mbesin pas me programin. Por duket se kjo metodë ka shkaktuar më shumë të qeshura sesa nxënien e dijeve të reja.
Së fundmi një video publikuara nga JOQ tregon se si zhvillohet mësimi online kur mësuesja shpjegon mësim dhe në sfond dëgjohet e gërhitura e bashkëshortit të saj.
“Në këto kohë karantinimi për mësimin online mësueset në Durrës kanë harruar t’i thonë burrit zgjohu se do shpjegoj mësimin“, shkruan nxënësi në mesazhin e tij.
(D.K. Dosja.al)